You are here: HomeShendetiDieta, PeshaSi te shtojme ne peshe !

Si te shtojme ne peshe !

Publikuar ne Dieta, Pesha Monday, 14 January 2013 11:48

Shumica prej nesh kerkon qe te mesoj dhe te jete koherent me sa me shume dieta fleksible, te shendetshme por qe mundesojne renien ne peshe ose mbajtjen ne forme. Por ne fakt ka edhe nje pjese qe kerkojne te shtojne ne peshe. Ja disa keshilla per keta persona:

 

1. Shtoni konsumin e ushqimve qe permbajne kalori. Kalorite stimulojne energjite tuaj ditore. Nese ju keni nevoje mesatarisht per 2000 kalori ne dite, nje person qe kerkon te shtoje ne peshe, duhet ta rrisi ate ne 2500. Nderkohe qe nese ushtroni dhe aktivitet fizik, perseri duhet shtuar niveli i kalorive ne dieten tuaj, sepse kalorite qe keni pasur jane djegur.
2. Rrisni porocionin e ushqimit tuaj. Kjo do te thote qe te shtoni me shume ushqim ne pjate, madje dhe kjo e fundit te jete nje pjate e madhe. Njeriu eshte i presdispozuara qe te ndikohet nga ajo qe ka para dhe shikon. Nese do te vazhdoni perseri me procionet e vogla atehere kjo nuk do ta ndryshoje peshen qe ju kerkoni.
3. Shtoni produktet me permbajte niseshteje. Perimet qe e permbajne ate (si pershembull patatja, bizelet apo misri) ofrojne me teper kalori sesa zarzavatet e gjelbra. Gjithashtu keto ushqime jane te pasura ne karbohidrate te cilat jane burim paresor energjie ditore. Niseshteja gjendet gjithashtu ne drithra si orizi, elbi, tershera, meli etj. Konsumimi i tyre ushqen trupin me vitamine B dhe fibrat e nevojshme ditore.
4. Konsumoni shume qumesht. Qumeshti eshte nje element qe do t'ju ndihmoje te shtoni ne peshe sa me shpejt dhe sa me shendetshem. Ai permban proteina te cilesise se larte, 80% thartire dhe 20% kazeine. Kjo e para do te ndahet shume shpejt ne aminoacide duke u absorbuar ne sistemin e qarkullimit te gjakut. Kaseina tretet me ngadale dhe i jep trupit nej proteine te qendrueshme per nje kohe me te gjate. Per me teper qumeshti i mundeson trupit teper te mira ushqimore.
5. Pushoni dhe flini mjaftueshem. Regjimi dhe pushimi i trupit sipas nje regjimi eshte mjaft i rendesishem. Te pakten 8 ore gjume duhen konsumuar patjeter, ne menyre te tille qe trupi te ndihet i relaksuar dhe i karikuar per diten e re.
6. Ushtroni aktivitet fizik. Nepermjet aktivitet fizik ju do te rrisnin dhe pershpejtoni metabolizmin. Gjithashtu, aktiviteti fizik ndihmon qe konsumimi me i teperte qe ju do te beni ne ushqim mos te depozitohet si dhjam (i cili nuk eshte i keshillueshem dhe per me teper ngjan keq), por ju do te rrisni masen muskulare. Ushqimet me proteina jane shume te rekomandueshme.
7. Ja nje liste me ushqime me kalori te larta : drithrat, makaronat, gjalp kikiriku i kripur, cokokrem, djath, salcat e sallatave, gjalp, cokollate, buke e bardhe, kos, leng frutash, banane, arra, pule,  salmon, biftek, akullore, boronice, bizele te pjekura, pure patatesh, veze, suxhuk, cokollate e zeze, avokado, mango, fruta te thata, leng arre kokosi, patate te pjekura, fasule, qumesht, krepa, etj.

Lini nje koment