You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteUji me limon dhe vetite e tij

Uji me limon dhe vetite e tij

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Monday, 29 October 2012 09:10

Lengu i limonit gjen perdorim te madh ne ushqime dhe i jep nje shije me te mire atyre, kryesisht tek ushqimet me yndyre. Ka nga ata te cilet edhe konsumimin e ujit te perditshem e preferojne me leng limoni te fresket. Dhe ky i fundit pervec shijes qe ju jep ushqimeve ka dhe veti te mira per shendetin.

 

Limoni permban nje sere vetish kuruese, sikurse gjen nje perdorim te konsiderueshem nga amvisat ne kuzhine. Lengu i limonit ka 5% acid citrik qe i jep nje shije te tharte atij. Ai eshte nje burim i pasur i vitamines C. Permban gjithashtu vitaminen B, riboflavine, minerale, si kalciumi, fosfori, magnez, dhe gjithashtu proteina dhe karbohidrate. Uji me limon eshte nje pije e shendetshme, vecanerisht nese merret ne mengjes. Konsumimi ditor i ujit me limon ka veti te medha shendetesore dhe eshte i mire per stomakun, lekuren, dhembet, kuron infeksionet e fytit, ndihmon renien nga pesha, kontrollon presionin e larte te gjakut, permireson frymemarrjen, ul temperaturen, pastron gjakun dhe eshte i mire per trajtimin e reumatizmit.

Lini nje koment

Video