You are here: HomeShendetiBukuria, EstetikaMaske per floket: Me vaj ulliri dhe veze

Maske per floket: Me vaj ulliri dhe veze

Publikuar ne Bukuria, Estetika Saturday, 20 October 2012 10:45

Veza dhe vaji i ullirit, jane dy elemente ushqimore shume te shendetshem jo vetem per organizmin tone, por edhe per trajtim te flokut. Nese deshironi qe floket te duken me te bukur, te shkelqejne dhe te jene te forte, aq me teper kur ju i keni te demtuar nga bojrat, miksimi qe arrihet midis te verdhes se vezes dhe vajit te ulliri eshte shume i mire. Per floke te shkurter nevojiten 3 te verdha veze dhe 3 luge gjelle vaj ulliri. Pasi i perziejme te dy perberesit,  e aplikojme mbi floke me anen e nje furce flokesh, duke e lagur cdo pjese te flokut, dhe e leme per nje kohe prej 60 minutash. Pas kesaj, floku lahet me uje te ngrohte dhe me shampo mire derisa te largohet era e vezes. Per floke te gjate perdoren, 6 te verdha veze dhe 6 luge gjelle vaj ulliri, dhe mbahet per 1 ore. Do te vini re qe floket do te jene me te bute, te ushqyer dhe plote shkelqim.

Lini nje koment

  • iljada
    iljada
    Thursday, 29 November 2012 16:54

    pak funksion pune ben kjo........................ :)

time130x130

Na ndiqni

Video