You are here: HomeShendetiUshqimet, VetiteHudhra dhe vetite e saj

Hudhra dhe vetite e saj

Publikuar ne Ushqimet, Vetite Saturday, 22 September 2012 15:22

Hudhra eshte e njohur nga greket dhe egjiptianet e lashte, si ushqimi me i mire kurues. Hudhra mund te luftoje nje sere infeksionesh bakteriale, virale, etj.

Hudhra eshte nje prej produkteve me te pasura me vitamina, karbohidrate dhe vitaminen C. Hudhra e thate permban rreth 58 % insuline. Nje kilogram hudher jep 1300 kalori. Ajo eshte e pasur ne kripera te kalciumit, jodit e squfurit. Gjithashtu perdorimi i hudhres ka vlera te pakrahasueshme ne uljen e kolesterolit ne gjak. Nga studimet e bera ne USA, ku u eksperimentuan 45 burra, qe kishin vlere te larte te kolesterolit, dhe perdoren çdo dite 6 thelpinj hudhre, u arrit se vlera e yndyres ne gjak u ul me 58 %.

 

Lengu i hudhres gjithashtu, jep nje ndihme te madhe edhe ne rikthimin e flokut te humbur. Pasi behet shtypja e mire e hudhres, me lengun e perftuar behet masazh rreth 3 minuta ne vendin ku ka rene floku. Mbahet ashtu per 30 minuta dhe me pas koka lahet mire, deri sa te largohet era e rende e hudhres. Ky veprim behet nje here ne jave deri ne shfaqjen e rezultateve pozitive.

 

Nje tjeter studim ka treguar se njerezit, qe hane hudher çdo dite, mund te jetojne me gjate. Studimi eshte bere nga dietologe holandeze dhe tregon se keta njerez mund te jetojne 6 vjet me shume se te tjeret, qe s’e konsumojne kete produkt. Vlerat e hudhres gjenden si ne perdorimin e saj te njome ashtu edhe te thate. Per ata qe vuajne nga hipertensioni, do t’u mjaftonte te hanin nje thelb hudhre dhe shume, shpejt do ta ndiejne serish mire veten. Por nuk rekomandohet qe hudhra te perdoret nga njerez, qe e kane tensionin e ulet, pasi do te keqesonin shendetin e tyre. Ajo ndihmon edhe ne qarkullimin ne menyre te rregullt te gjakut. Mjeket rekomandojne 2 thelpinj hudhre ne dite. Efekte pozitive ka dhene perdorimi i hudhres per parandalimin e kancerit ne stomak dhe ne zorren e trashe. Nje studim i kryer nga studiues amerikane provoi se perberesit e hudhres mund te shkaterrojne 14 lloje te ndryshme bakteresh.

Lini nje koment

Video