You are here: HomeShendetiBukuria, EstetikaMaska natyrale per lekuren

Maska natyrale per lekuren

Publikuar ne Bukuria, Estetika Friday, 05 October 2012 09:35

Krem pastrues me aloe vera dhe limon: Perziejme 15gr xhel aloe vera dhe leng limoni (te shtrydhur nga dy kokrra limoni). E filtrojme disa here dhe e aplikojme ne mengjes per nje ore e gjysem. Me pas e shpelajme fytyren me uje te ngrohte.

 

Aloe, kolagjen, dhe vaj jojoba: Perziejme pak xhel aloe vera dhe shtojme pak koncentrate supe pule (te cilen e ziejme ne uje derisa te behet si pelte "kremoze"). Shtojme ne fund dhe 5 gr vaj jojoba dhe i perziejme mire te gjitha sebashku. E aplikojme ne fytyre dhe e mbajme per 15-25 min, me pas e shpelajme fytyren me uje te ngrohte.

 

Mbrojtja ndaj diellit: Hidhni ne nje kup pak uthull molle dhe vaj ulliri dhe i perzieni mire sebashku dhe me pas aplikoni masen ne fytyre, por para ekspozimit ne diell.

 

Krem per lekure me te paster: Merrni dy te bardha veze dhe i shtoni leng limoni te fresket. I perziejme sebashku derisa te krijohet si krem dhe aplikojeni para se te shkoni ne shtrat. Asnjehere mos e ekspozoni fytyren ne diell pasi perdorni limon ose krem qe ka permbajtje  limoni, pasi i  shkakton lekures njolla.

 

Locion Ushqyes: Ne nje ene hedhim pak vere te kuqe dhe qumesht te ngrohte, shtojme 15 gr bajame te bluar ne mikser. I leme sebashku gjate gjithe nates dhe diten tjeter i trazojme, e aplikojme kete maske ne mengjes dhe darke.

 

Tonik per lekure te bute: Ne nje gote uji vendosim leng limon dhe disa gjethe majdanozi dhe i  leme sebashku per gjate gjithe nates. Me pas lengun e perfituar e perdorim ne mengjes per fytyren si tonik. Mos u eskpozoni ne diell pas trajtimit.

 

Per te mbyllur poret: Kombinojme lengun e portokallit me leng trendafili dhe e aplikojme ne fytyre duke e mbajtur 15-20 minuta. Me pas e shpelajme me uje te ngohte.

Lini nje koment

time130x130

Na ndiqni